Flash News

KRYESORE

‘Bashkëqeverisja me qytetarët’, çfarë do bëj Rama me denoncimin që i'u bë publikisht për deputetin e tij

‘Bashkëqeverisja me qytetarët’, çfarë do

‘Bashkëqeverisja me qytetarët’ është platforma që kryeministri Edi Rama ka lançuar me të madhe në këtë mandat të dytë qeverisës. Në daljet publike Rama ka ftuar qytetarët të denoncojnë tek kjo platformë problemet e tyre me administratën, por jo vetëm, teksa i ka cilësuar si histori suksesi rastet që janë trajtuar tek kjo platformë dhe që sipas tij kanë marrë zgjidhje.

Por mbrëmjen e djeshme, Ramës i ka ardhur një denoncim për një prej deputetëve të tij, Alket Hyseni, ish-zyrtar i lartë i administratës. Denoncimi nuk u bë në platformën e lançuar nga Rama, por drejtpërdrejtë në televizion. Një qytetare e Dhërmiut ngriti akuza për deputetin Alket Hyseni me pretendimin se i ka grabitur pronën.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëj Rama me këtë denoncim, që këtë herë i erdhi publikisht dhe jo nga platforma e ngritur prej tij.

Të fundit