Flash News

KRYESORE

"Bashkëqeverisje me qytetarët”, reagon Paloka pas fjalës së Ramës: Nga sot s’kemi nevojë për opozitë

"Bashkëqeverisje me qytetarët”, reagon Paloka pas

Kryeminstri Edi Rama teksa prezantoi platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët, u shpreh se ky është një kapërcim i organeve demokratike.

“Kush ka mik për të fut nuk ka nevojë ta kërkoj lart e poshtë, nuk ka nevoj ta gjejë te cilido prej nesh, kush do mik mjafton të prezantohet në këtë platformë, sepse me një mesazh mund të vërë në lëvizje as më shumë e as më pak se ministren e fushës ku ka problem. Të gjithë anëtarët e qeverisë e kanë të qartë se ky është prioriteti”, tha ndër të tjera kryeministri.

Deklaratës së tij i është përgjigjur deputeti demorkat Edi Paloka, njëkohësisht dhe nënkryetar i Kuvendit, i cili duke ironizuar kryeministrin shprehet se nga sot nuk ka më nevojë për opozitë dhe se Enveri do të duket si yll demokracie.

“Nga sot nuk ka nevoje më për opozitë , madje nuk ka nevojë fare që shqiptarët të votojnë.

Nga sot, siç e shpalli lideri global, do të bashkëqeverisim të gjithë. Vetëm lideri do jetë atje LART për të kontrolluar që gjithçka të shkoj mirë.

Po nuk e përmbysëm, Enveri do na duket si yll demokracie...”, shkruan Paloka.

Të fundit