Flash News

KRYESORE

Bashkëshorti drejtor i deputetes socialiste presion punonjësve: Dorëhiquni!

Punonjësit e shërbimit të Provës akuzojnë bashkëshortin e deputetes socialiste Vasilika Hysi se u ka bërë presion për të dhënë dorëheqjen nga puna pa asnjë motivacion.

Drejtori i këtij institucioni, Engjëll Hysi u ka dërguar një shkresë punonjësve, të cilët shprehen se ndodhen nën presion të vazhdueshëm.

Ky i fundit, siç shprehet njëri prej punonjësve iu ka dërguar të gjithë një shkresë, ku iu kërkon të japin dorëheqjen ose në të kundërt do të shkarkohen nga detyra.

"Balkanweb" ka siguruar shkresën dhe bëhet me dije se të paktën 100 punonjës në të gjitha zyrat e Shërbimit të Provës rrezikojnë vendin e punës, ndërsa u kërkohet dorëheqja pasi nuk ka motivacion për t’i larguar nga funksionet që mbajnë.

Të fundit