Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bashkëshorti i kërkon 25 milionë lekë “LIBRA'-s, Mimoza Hafizi: Ka paguar qiranë. Pse po i kërkon tani
Ditën e shtunë, Politiko.al, raportoi lajmin se biznesmeni Hasan Hafizi, bashkëshorti i ish-deputetes Mimoza Hafizi, ka paditur në gjykatë partinë ‘LIBRA’. Në padinë e tij, Hafizi kërkon prej ‘Libra’-s 25 milionë lekë (të vjetra), si dhe bllokimin e financave.
Për këtë çështje ka reaguar Mimoza Hafizi e cila thotë se shuma e parave që kërkon bashkëshorti i saj lidhet me pagesën e qerasë së ambienteve ku ndodhet selia e ‘LIBRA-s’. Hafizi shprehet se partia ‘LIBRA’ ka patur një kontratë të rregullt qiraje, të nënshkruar nga Administratori i Partisë dhe Qiradhënësja, dhe se kontrata është pranuar të nënshkruhet nga Qiradhënësja vetëm me kushtin që një person tjetër, me mundësi financiare, të hynte garant se pagesa do të kryhej.
“Z. Hasan Hafizi ka pranuar të jetë garanti i kësaj kontrate (bashkëlidhur akt-marrëveshja). Përgjatë disa muajve, në vitin 2017, kjo Parti ka mundur të paguajë vetëm tatimin mbi qiranë, pasi të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë nuk kanë arritur të mbulojnë pagesën e qirasë, detyrim ndaj Qiradhënësit. Z. Hasan Hafizi, në cilësinë e garantit të kontratës dhe në situatën e mospagesës nga Partia Libra, ka qenë i detyruar ta realizojë vetë këtë detyrim”, shprehet Hafizi.
Hasan Hafizi ka kërkuar kthimin e këtij detyrimi atëherë kur Partia Libra e ka patur të mundur, thotë ish-deputetja, sepse financohet nga buxheti publik me një shumë që e kalon ndjeshëm shifrën e qirasë së selisë Libra.
Reagimi i plotë i Mimoza Hafizit
Lidhur me një informacion të gjymtuar qëllimshëm, i cili ka qarkulluar sot në media, për detyrimet që Partia Libra ka në pagesën e qirasë se selisë së saj nga periudha 1 Nëntor 2016 deri më 1 Nëntor 2017, sqaroj se :
- Partia Libra ka patur një kontratë të rregullt qiraje, të nënshkruar nga Administratori i Partisë dhe Qiradhënësja, për përdorimin e selisë së saj në adresën Rruga Sami Frashëri, Nr. 5 (bashkëlidhur kontrata).
- Kontrata është pranuar të nënshkruhet nga Qiradhënësja vetëm me kushtin që një person tjetër, me mundësi financiare, të hynte garant se pagesa do të kryhej. Z. Hasan Hafizi ka pranuar të jetë garanti i kësaj kontrate (bashkëlidhur akt-marrëveshja).
- Përgjatë disa muajve, në vitin 2017, kjo Parti ka mundur të paguajë vetëm tatimin mbi qiranë, pasi të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë nuk kanë arritur të mbulojnë pagesën e qirasë, detyrim ndaj Qiradhënësit.
- Z. Hasan Hafizi, në cilësinë e garantit të kontratës dhe në situatën e mospagesës nga Partia Libra, ka qenë i detyruar ta realizojë vetë këtë detyrim.
- Kjo pagesë nuk ka qenë asnjëherë e deklaruar si kontribut vullnetar. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, neni 89.2, thotë shprehimisht se « Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milionë lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime ». Çdo pretendim ose tentativë nga kushdo për ta konsideruar pagesën e qirasë së Libra-s si kontribut vullnetar, është në shkelje të ligjit. KQZ duhet të kontrollojë deklaratat e kontributeve vullnetare të kësaj force politike.
- Z. Hasan Hafizi ka kërkuar kthimin e këtij detyrimi atëhere kur Partia Libra e ka patur të mundur, sepse financohet nga buxheti publik me një shumë që e kalon ndjeshëm shifrën e qirasë së selisë Libra.
Dua të informoj gjithashtu se, bashkë me një grup themeluesish dhe anëtarësh të Partisë Libra, prej disa muajsh kemi nisur një proces gjyqësor ndaj akteve të rënda antiligjore të kryera nga një grusht njerëzish që kanë uzurpuar këtë Parti. Gjyqi është në proces.
Ju bëj me dije se ndërkohë, Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 1630 (bashkëlidhur), datë 23.02.2018, i cili ka marrë formë të prerë me datë 23.05.2018, provon ligjërisht se organi « Bërthamë », që deklarohet si udhëheqës i organizatës, i « zgjedhur » në mbledhjen e një « Forumi », është vetëm një grup njerëzish të paligjshëm, që kanë rrëmbyer vulën e organizatës.
Për këtë arsye, i kam bërë thirrje pjesës së mbetur nga të zgjedhurit e ligjshëm në Libra që të marrin e të ushtrojnë kompetencat dhe detyrimet e tyre ligjore. Unë nuk mund t’i ushtroj përkohësisht këto kompetenca, sepse jam përjashtuar nga kjo organizatë përmes një vendimi, për të cilin po provoj paligjshmërinë në gjykatë dhe jam ende në proces.
Me respekt,
Mimoza Hafizi
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38