Flash News

KRYESORE

Bashkëshortja surprizon aktorin Engin Altan Duzyatan në 39-vjetorin e lindjes

Engin Altan Duzyatan, i cili në Shqipëri njihet si ‘Ertugrul’ është ndër aktorët më të preferuar turq. Ai ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të. Mes urimeve të shumta ndaj aktorit, ai më i veccanti ka qenë i bashkëshortes së tij Neslisah Alkoçlar.

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instagram’ ajo i tregon rëndësinë e madhe që ka në jetën e saj.

”Sa mirë që u bëre shoku im i jetës, që qesh, që në kraharorin tënd gjej paqe, mbështetësi im më i madh. I dashuri im gëzuar ditëlindjen. Këtë vit po e festojmë ditëlindjen tënde katër persona. Shpresoj që Zoti t'ju japë të gjithëve shumë herë më shumë lumturi se nga lumturia që kemi ne”, shkruan Neslisah në Instagram

Të fundit