Flash News

KRYESORE

Bashkëshortja vetëvritet në Tiranë, si e mori lajmin gjyqtari Dritan Hallunaj

Bashkëshortja vetëvritet në Tiranë, si e mori lajmin

Gjyqtari Dritan Hallunaj, ndodhej në qytetin e Shkodrës kur mori vesh se bashkëshortja e tij ishte vetëvrarë mesditën e kësaj të enjteje duke u hedhur nga kati i tetë i ballkonit të shtëpisë së prindërve, të cilët jetonin një kat sipër së bijës, raporton Report Tv.

Duke ju referuar burimeve, Report Tv thotë se Hallunaj kishte udhëtuar drejt Shkodrës me vajzën 11-vjeçare për ta dërguar tek prindërit e tij. Me të mësuar lajmin tragjik ai është nisur në drejtim të Tiranës.

Gjyqtari Hallunaj për ngjarjen është njoftuar nga të afërm të tij pasi ndodhej pranë familjes së prindërve në qytetin e Shkodrës.

Policia thotë se pista kryesore e hetimeve është ajo e vetëvrasjes.

Të fundit