Flash News

KRYESORE

Bashkia Dibër i dha titullin Ramës “Qytetar Nderi”, reagon ish-deputetja: U fye dinjiteti i dibranëve

Bashkia Dibër i dha titullin Ramës “Qytetar Nderi”, reagon

Pas dhënjes së titullit “Qytetar Nderi” Edi Ramës nga Këshilli Bashkiak i Dibrës, ka reaguar ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi. Në një reagim në Facebook, Çupi u shpreh se ka marrë mesazhe nga shumë qytetarë të cilët janë ndjerë të fyer dhe të nëpërkëmbur nga ky gjest.

“Propozimi i vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës për t’i dhënë titullin Qytetar Nderi, nuk është asgjë më pak se fyerje e dinjitetit të dibranëve të ndershëm. Gjatë historisë së tyre, ata janë identifikuar me intelektualë dhe profesionistë të nderuar, jo me profesionistin e vjedhjes së votave, kryeministrin e dosjes 184, kryeminsitrin e zero investimeve për Dibrën, kryeministrin e papunësisë dhe dëbimit të rinisë në emigracion”, shkruan ndër të tjera Çupi.

Reagimi i plotë i Dhurata Çupit:

Edi Rama, kryeministri më qesharak në botë

Kam marrë këto dy orë me qindra mesazhe nga dibranë të fyer prej teatrit të shëmtuar që u luajt mes vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës dhe punëdhënësit të tyre me seli më Tiranë.

Njëra palë, për turpin e vet, e shpall Qytetar Nderi Kryeministrin që vodhi zgjedhjet në Dibër, pala tjetër bën sikur nuk di gjë për surprizën e vartësve dhe shpik refuzimin e titullit, duke u bërë po aq qesharak dhe i pabesueshëm sa edhe servilët që e rrethojnë në Tiranë dhë në Dibër.

Zgjedhja e Dibrës si teatër eksperimental për tekat e pushtetit të Edi Ramës, i përqesh dibranët, i përçmon ata, nëpërkëmb dinjitetin dhe mençurinë e tyre, njësoj si në zgjedhjet e 2016-ës, kur diktoi rezultatin me dhunën e krimit, të parave të pista dhe të keqpërdorjes së shtetit.

Propozimi i vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës për t’i dhënë titullin Qytetar Nderi, nuk është asgjë më pak se fyerje e dinjitetit të dibranëve të ndershëm. Gjatë historisë së tyre, ata janë identifikuar me intelektualë dhe profesionistë të nderuar, jo me profesionistin e vjedhjes së votave, kryeministrin e dosjes 184, kryeminsitrin e zero investimeve për Dibrën, kryeministrin e papunësisë dhe dëbimit të rinisë në emigracion.

Kjo është arsyeja pse dibranët u shprehën të revoltuar nga tallja që iu bë atyre sot nga politikanë që kanë lidhur fatin e tyre me një grusht kriminelësh e oligarkësh, me të cilët ndajnë grabisin dhe ndajnë pasuritë e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Shumë shpejt, Edi Rama do ta shohë vetë se ai nuk është i mirëpritur në Dibër, se Dibra i refuzoj dhe i ndëshkon ata që e tallin dhe e çnderojnë.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka refuzuar të pranojë titullin e dhënë nga bashkia e Dibrës si ‘Qytetar Nderi’. Kryeministria njofton mediat se Rama është kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë.

Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falenderuar tëe gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Të fundit