Flash News

KRYESORE

Bashkia e Dibrës shpall ‘Qytetar Nderi’ Haxhi Lleshin, ‘shpërthen’ Agron Tufa: Tiranozaur i komunizmit, vegël e jugosllavëve

Ish-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Qarkut të Peshkopisë që i akorodoi titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes Haxhi Lleshit, një nga themeluesit e Partisë Komuniste shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tufa e konsideron Lleshin tiranozaur të komunizmit ndërsa vendimin e Bashkisë e konsideron grotest dhe përpjekje të Rilindjes për restaurimin e rekuizitës komuniste.

“Tragjikomik, grotesk, turpërues e anakronik akti i dhënies së titullit “Qytetar nderi” për tiranozaurin e komunizmit Haxhi Lleshin nga bashkia e Peshkopisë! Haxhi Lleshi, ish-vegël e komunistëve serbo-jugosllavë gjatë luftës së ashtuquajtur NÇL dhe Kryetar i Kuvendit Popullor gjatë regjimit enverist, duhej të ishte kandidati i parë për “Qytetar turpi!”. Po si duket, epoka e Rilindjes po na e restauron tërësisht rekuizitën komuniste të diktatorit Enver Hoxha! Bravo! Kështu shkohet drejt BE dhe vlerave të saj! O turp, ku e ke skuqjen!”, shkruan Tufa.

Të fundit