Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bashkia e Durrësit nxjerr blof Bashën; publikohen dokumetet: Familja e prekur nga tërmeti ka përfituar bonusin dhe rindërtimin e shtëpisë
Bashkia e Durrësit ka reaguar pas ankesave të një kryefamiljari në Manëz gjatë takimit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përmes një deklarate Bashkia e Durrës ka përgënjeshtruar konstatimin e kryefamiljarit Kadri Barruku se pas tërmetit ata nuk kishin marrë bonus qiraje dhe kanë ngelur pa shtëpi.
Akuzave të Bashës ndaj qeverisë për mos përkujdesje ndaj banorëve të mbetur pa shtëpi pas rënies së tërmetit, Bashkia e Durrësit i është përgjigjur përmes publikimit të disa dokumenteve zyrtare që vërtetojnë se Kadri Barruku ka marrë bonusin e qerasë një muaj pasi humbën banesën.
“Deri me sot z.Barruku ka përfituar 7 këste të bonusit të qerasë, me i fundit ka kaluar në llogarinë e tij bankare në datën 6 gusht 2020.
Përsa i përket shtëpisë, e cila është shpallur e pabanueshme, z. Barruku është një nga përfituesit e programit të rindërtimit të banesave, i cili do të përfitojë një shtëpi të re”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Durrës.
Reagimi i plotë:
Në vijim të një rasti të bërë prezent sot në media, për familjen Barruku në Manëz si një nga familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 në Bashkinë Durrës, sqarojmë se Z. Kadri Riza Barruku, duke filluar nga data 27.12.2019, pra vetëm një muaj pasi humbën banesën e tyre, janë trajtuar me bonus qiraje në masën 30 mijë lekë në muaj, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.649 dt.27.12.2019. Në listën shoqëruese të këtij vendimi, me përfituesit e bonusit të qerasë është edhe emri i z.Kadri Barruku.
-Deri me sot z.Barruku ka përfituar 7 këste të bonusit të qerasë, me i fundit ka kaluar në llogarinë e tij bankare në datën 6 gusht 2020.
-Përsa i përket shtëpisë, e cila është shpallur e pabanueshme, z. Barruku është një nga përfituesit e programit të rindërtimit të banesave. Aplikimi i tij në platformën “Shtëpia Ime” është aprovuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 77 dt.10.08.2020, ku në listën e përfituesve bashkëngjitur Vendimit, figuron edhe emri Kadri Riza Barruku, i cili do të përfitojë një shtëpi të re, shumë më të mirë e të sigurt se ajo që humbi për shkak të tërmetit dhe mbi të gjitha, falas.
Aktualisht Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është në proces hartimi të planit të detyruar pikësor për rindërtimin e banesave individuale në zonën e Manzës, me përfundimin e të cilit, do të fillojë menjëherë puna për rindërtimin.
Bashkia e Durrësit siguron qytetaret e saj se puna për procesin e rindërtimit vijon çdo ditë me ritme të shpejta, për të mos lënë askënd mbrapa dhe për të bërë të mundur që qyteti t’i kthehet sa më shpejt normalitetit, me shtëpitë individuale, pallatet, shkollat, kopshtet dhe infrastrukturë të rindërtuar shumë më mirë se më parë.
I gjithë procesi i rindërtimit dhe vendimet e marra nga këshilli bashkiak në kuadër të tij janë tejet transparente dhe te aksesueshme nga publiku, mediat dhe të gjithë të interesuarit për t’u informuar mbi ecurinë e zbatimit të programeve të rindërtimit.
Stafi i Bashkisë së Durrësit dhe të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e njësive administrative mbeten në dispozicion të plotë të qytetarëve për cdo sqarim, asistencë dhe orientim në lidhje me të gjithë programet e procesit të Rindërtimit.
Në mbyllje, për rastin e sipërpërmendur te familjes Barruku, bashkëngjitur gjeni vendimet përkatëse të Këshillit Bashkiak dhe listat e përfituesve. Për çdo informacion më shumë mbi dosjen dhe dokumentet shoqëruese, Bashkia Durrës mbetet e hapur për të garantuar akses dhe transparencë të plotë ndaj çdo pale të interesuar.