Flash News

KRYESORE

Bashkia e Shkodrës ofron konviktet për të strehuar familjarët e prekur nga tërmeti, ushqim dhe shërbim shëndetësor

Bashkia e Shkodrës ofron konviktet për të strehuar

Në një situatë të tillë ku të gjithë jaë solidarizuar e po ofrojnë ndihma për banorët e Thumanës dhe të Durrësit dhe kanë hapur edhe dyert e shtëpisë së tyre nga Thumana deri në Durrës, edhe Bashkia e Shkodrës vjen në ndihmë të këtyre banorëve.

Përveç angazhimit të MZSH Shkodër në operacionet e kërkim-shpëtimit, Bashkia e Shkodrës ka vënë në dispozicion për banorët e Durrësit dhe Thumanës konviktet që ka në administrim.

Nga dita e djeshme, janë në gatishmëri 250 shtretër, ndërsa kanë marrë përsipër trajtimin ushqimor, mbështetjen psiko-sociale, shërbimin shëndetësor dhe asistencë nga stafet e bashkisë.

Më poshtë gjeni një video të ambjenteve që janë gati:

Të fundit