Flash News

KRYESORE

Bashkia e Tiranës ka gati projektin për Shërbimin Vullnetar të Zjarrfikësve

Bashkia e Tiranës ka gati projektin për Shërbimin Vullnetar

Bashkia e Tiranës ka në plan që të aplikojë modelin e Shërbimit Vullnetar të Zjarrfikësve. Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim presidentin e shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck, si dhe një grup ekspertësh për të ndihmuar jo vetëm në hartimin e një legjislacioni që mbështet shërbimin vullnetar të zjarrfikësve dhe në zbatimin e tij.

“Jam shumë i lumtur që një mik i Shqipërisë, z. Grossruck, por edhe një ish-kryetar bashkie dhe një politikan karriere, që drejton shoqatën tonë të miqësisë, na ka sjellë disa nga kolegët me më shumë eksperiencë në çështjet e zjarrfikësve”, tha Veliaj.

Presidenti i shoqatës Austri-Shqipëri, Grossruck, u shpreh se Tirana ka ndryshuar shumë që nga vizita e tij e parë, duke përgëzuar kryebashkiakun Veliaj për punën. “Mendoj se është e domosdoshme, jo vetëm për sigurinë dhe luftën kundër zjarrit, por gjithashtu edhe për shoqërinë civile. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, si dhe shpresojmë dhe jemi të bindur që do të na mbështesni me gjithë forcën tuaj. I uroj qytetarët e Tiranës, kam qenë këtu 25 vjet më parë dhe qyteti është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju uroj më të mirën për të ardhmen”, deklaroi Grossruck.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ngjarje si tërmeti treguan edhe njëherë domosdoshmërinë për të planifikuar masat që duhen marrë në raste të fatkeqësisë. Ai sqaroi se disa nga propozimet lidhen për ta mbështetur këtë projekt jo vetëm në hartimin e legjislacionit, por edhe financiarisht.

Të fundit