Flash News

KRYESORE

Bashkia e Tiranës mbjell 100 pemë të reja, Veliaj jep lajmin për Unazën e Madhe

Bashkia e Tiranës mbjell 100 pemë të reja, Veliaj jep lajmin

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka mbjellë ditën e sotme  në zonën e Lumit të Tiranës 100 pemë të reja. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili dha lajmin e nisjes së punës për projektimin e pjesës së Unazës së Madhe, nga Tufina deri tek rrethrrotullimi “Shqiponja”.

Sipas asaj që ka deklaruar kryebashkiaku Tirana do të ketë përfunduar të gjithë projektin e Unazës së Madhe, ndërtimi i së cilës jo vetëm lehtëson qarkullimin e automjeteve, duke zgjidhur problemin e trafikut, por njëkohësisht bën të mundur edhe rikualifikimin e zonave ku kalon.

“Ka filluar projektimi nga Tufina deri tek “Shqiponja”, për t’u siguruar që edhe gjysma këtej lidhet me Unazën e Madhe dhe punën që ka filluar tek Astiri. Besoj që për këtë mandat nëse mbarojmë këto punë të mëdha të Tiranës, siç janë Bulevardi, Bregu i Lumit, dhe të fillojë edhe ky segment i Unazës, siç ka filluar tek Astiri”, dha lajmin Erion Veliaj.

Duke iu rikthyer aksionit të mbjelljes së pemëve, Veliaj thotë se ky është momenti për të hyrë në histori si gjenerata që  transformoi edhe pjesën veriore të qytetit.

“Kemi shansin që të kemi jo vetëm një lumë më të sigurt, por një lumë që shërben si park linear, nga Babrruja deri në Institut Bujqësor, dhe duke vazhduar me këto parcelat 100 e 100, secila lagje, secila kuartallë, do të ketë praktikisht parkun e vet”, nënvizoi Veliaj.

Të fundit