Flash News

KRYESORE

Bashkia e Tiranës nuk respekton kontratën, kompania e hedh në gjyq për punime të papaguara

Bashkia e Tiranës nuk respekton kontratën, kompania e  hedh në

Bashkia eTiranës nuk ka respektuar kontratën me kompaninë e cila  është marrë me rikonstruksionin e rrugës së Qelqit, për pasojë kjo e  fundit e  ka hedhur në gjyq. 

Sipas të dhënave nga çështja që po gjykohet në gjykatën Administrative të Apelit shihet se  bashkia i detyrohet kompanisë me 13 milionë lekë ose rreth 100 mijë euro dhe janë detyrime që rrjedhin nga kontrata që kompania kushte nënshkruar me Bashkinë e Tiranës në vitin 2012.

Përveç shumës kompania Derveni po kërkon nga Bashkia e Tiranës të paguhen edhe kamatat ligjore për pagesa te vonuara nga data e fillimit të vonesës edhe dëmin e shkaktuar palës paditëse nga mospërdorimi i këtyre shumave në aktivitetin e shoqërisë.

Kompania kërkon në gjykatë që ti paguhen edhe shpenzimet gjyqësore, shpenzimet e ekzekutimit dhe të tarifës për vënien në ekzekutim sipas përcaktimeve të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Kompania Derveni është rasti tipik se si janë akumuluar të borxhet në pushtetit lokal të cilat qeveria shqiptare nuk i ka bërë ende pjesë e borxhit të përgjithshëm. Pas reformës së re territoriale Projekti STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale) në përfundim 384 raporteve të kontrollit në ish komunat dhe bashkitë e reja ka zbardhur detyrime të prapambetura në vlerën e 65 milionë euro.

Këto borxhe u gjetën në formën e detyrimeve të prapambetura dhe janë të deklaruara pranë çdo bashkie.

Përgjegjës për detyrimet e akumuluara sipas projektit STAR janë fillimisht bashkitë, e më pas qeveria shqiptare, e cila nëpërmjet ndryshimeve ne buxhetin e shtetit ka rishikuar me ulje fondet për pushtetin lokal.

Qeveria aktuale ka miratuar një program tre vjeçar sipas të cilit bashkitë duhet të shlyejnë detyrimet e prapambetura që janë akumuluar ndër vite. Monitor

Të fundit