Flash News

KRYESORE

Bashkia e Tiranës pas tërmetit: Ekipet në gatishmëri, telefononi për çdo emergjencë

Bashkia e Tiranës njoftoi se forcat e Emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë, pas rënies tërmeteve që goditën kryeqytetin.

Bashkia u bën thirrje qytetareve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e mëposhtëm të telefonit.

“Para pak minutash vendi u prek nga nje termet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik.

Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë.

Për cdo emergjencë ju lutem njoftoni në numrat:

Policia e shtetit ☎ 129,

Policia Bashkiake ☎ 042419465, Zjarrfikesja ☎128,

Urgjenca ☎ 127”, shkruan Bashkia e Tiranës

Të fundit