Flash News

KRYESORE

Bashkia e Tiranës, Rama-socialistëve për kandidatin: “A keni emër tjetër (përveç Veliajt)?”

Bashkia e Tiranës, Rama-socialistëve për kandidatin: “A

Pavarësisht se nuk po e zyrtarizon publikisht, kryeministri Edi Rama do të shkojë sërish me kandidaturën Erion Veliajt për zgjedhjet lokale në bashkinë e Tiranës.

Ky mesazh është dhënë edhe sot nga Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, në Katedralen e Kishës Ortodokse në kryeqytet. Sipas ‘Ora News’, kryeministri ka deklaruar se nuk ka emër tjetër për Tiranën përveç atij të Erion Veliajt, ndërkohë që pyetjen formale ia ka drejtuar edhe të pranishmëve.

"A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam", raportohet se i është drejtuar Rama të pranishmëve.

Ashtu siç pritet, asnjë emër tjetër nuk raportohet të jetë propozuar nga baza e socialistëve, që në Tiranë drejtohet nga Blerina Gjylameti.

Kryeministri Rama ka dhënë garanci se zgjedhjet lokale do të zhvillohen edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

Sa i përket listës me kandidatët e PS, pritet që të bëhet publike në fund të muajit.

Të fundit