Flash News

KRYESORE

Bashkia Kamëz reagon për zjarret: Në 4 vjet qeveria nuk dha asnjë fond për landfillet

Bashkia Kamëz reagon për zjarret: Në 4 vjet qeveria nuk dha

Bashkia Kamëz ka reaguar pas zjarreve në vendgrumbullimet e mbetejeve duke akuzuar qeverinë që në 4 vite nuk i ka miratuar asnjë projekt për landfille.

Përmes një deklarate bashkia e Kamzës deklaron se po bën ç'është e mundur për normalizimin e situatës. “ Kjo qeveri ka diskriminuar politikisht Kamzën” thuhet në deklaratën e bashkisë.

“Angazhimi i Bashkisë Kamëz në funksion të qytetarëve ka qenë maksimal përballë vetos qeveritare të qeverisë së “Rilindjes”. Në 4 vite kemi kërkuar bashkëpunim për thithjen e investimeve përfshirë dhe ngritjen e një landfilli, por nuk kemi pasur përgjigje nga kjo qeveri, e cila e ka diskriminuar politikisht Kamzën dhe banorët e saj duke qenë se kanë votuar Partinë Demokratike. Në sirtarët e qeverisë flenë mbi 135 projekte që nuk janë financuar, duke qenë se në 4 vite Bashkisë Kamëz i kanë kaluar zero fonde” thuhet në reagimin e bashkisë Kamëz.

Të fundit