Flash News

KRYESORE

Bashkia nderon të riun që shpëtoi dy vajzat që po i mbyste nëna në lumë, i premtohet edhe punësim

Bashkia nderon të riun që shpëtoi dy vajzat që po i mbyste

Ardimir Murataj është i riu nga qyteti i Fierit i cili u hodh në lumë për të shpëtuar dy vajzat e vogla të cilët nëna po tentonte ti mbyste.

Ditën e sotme, Murataj është pritur në zyrë nga kryetari i Bashkisë së Fierit i cili i dorëzoi një certifikatë mirënjohje për aktin human dhe vlerat qytetare.

Gjithashtu, kryebashkiaku Armando Subashi ka premtuar se të riut do ti ofrohet një vend pune.

Ardimir Murataj është me profesion elektricist por prej disa vitesh ishte i papunë. ai tregoi një ditë më parë se kishte qenë tek Zyra e Punës si dhe tek Bashkia por pa mundur të sigurojnë një vend pune.

Të fundit