Flash News

KRYESORE

Bashkia njofton përdoruesit e parkimit në Sheshin 'Skënderbej': Nesër duhet të lëvizni makinat në këtë orar

Bashkia njofton përdoruesit e parkimit në Sheshin

Bashkia e Tiranës njofton se ditën e nesërme të gjitha vendet e parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej duhet të jenë të lira për shkak të një eventi të organizuar nga Ambasada e Kinës.

Përmes një njoftimi në letër, të shpërndarë tek makinat e parkuara në këtë vend Bashkia sqaron se makinat duhet të lëvizen për shkak të një eventi që organizohet nga Ambasada e Kinës.

Eventi do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 21:00 dhe në këtë orar parkimi duhet të jetë i lirë. Në të kundërt bashkia njofton se të gjithë makinat që nuk do të lirojnë vendet do të nxirren me karrotrecin e bashkisë.

"Njoftim i rëndësishëm! Të nderuar qytetarë, përdorues të vend parkimeve në Sheshin 'Skënderbej', më datë 24,09.2019 për shkak të një eventi të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kinës, nevojitet që parkimi nëntokësor të jetë i lirë nga ora 17:00 - 21:00.

Ju lutemi të lëvizni mjetet tuaja në të kundërt jemi të detyruar t'i spostojmë automjetet me karrotrecin e Policisë Bashkiake."-thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Të fundit