Flash News

KRYESORE

Bashkia nuk investon, shoferët në Tiranë paguajnë 50 lekë për të kaluar rrugën

Bashkia nuk investon, shoferët në Tiranë paguajnë 50

Banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë u duhet të paguajnë 50 lekë sa herë kalojnë rrugën në lagjen e tyre. Është emisioni ‘Stop’ që ka denoncuar këtë ngjarje të pazakontë në kryeqytet.

Kur grupi i xhirimit pyet rojen-taksidar se përse duhet paguar kjo shumë, ai thotë, se është tokë private.

Qytetarët shprehen se nuk kanë alternativë tjetër, pasi shteti nuk ka investuar në rrugë e kështu duhet të paguajnë për të kaluar. Pronari i subjektit shprehet, se për këtë pronë, ka certifikatë pronësie ndaj mund të bëjë çfarë të dojë.

Të fundit