Flash News

KRYESORE

Bashkia nxjerr në shitje aksionet e Tiranës, ofrohet biznesmeni i ndërtimit

Bashkia nxjerr në shitje aksionet e Tiranës, ofrohet biznesmeni i

Bashkia e Tiranës ka nxjerr në shitje 34% të aksioneve të klubit të futbollit dhe është në pritje të ofertave. Interes për të blerë aksionet e klubit ka shfaqur biznesmeni i ndërtimit, Lul Morina, i cili ka financuar bardheblutë edhe në sezonin 2013/2014.

“Si ish-donator i Futboll Klub Tiranës kam vendosur që të bëj një kërkesë Bashkisë Tiranë, për aksionet që ka Bashkia për FK Tiranë. Duke kuptuar që nuk është në një situatë të mirë, ku edhe gjatë kohës kur unë nuk kam qenë ka provuar edhe rënien nga kategoria, duke qenë si ish-donator kam të drejtën për ta bërë këtë kërkesë. Tirana vetëm me një suport të një personi besoj që është pak e vështirë për të mbijetuar apo për ta lartësuar atje ku e meriton”, pohoi Morina në një intervistë për ABC News.

67% e aksioneve të tjera zotërohen nga Refik Halili, i cili financon klubin prej vitesh. Megjithatë, klima në klubin kryeqytetas nuk është pozitive, pasi rënia në Kategorinë e Parë sezonin e kaluar ka prishur raportet me tifozët.

Të fundit