Flash News

KRYESORE

Bashkia shet rigon, dafinë, rozmarinë... plus pyje

Bashkia shet rigon, dafinë, rozmarinë... plus pyje

Nëpërmjet faqes zyrtare Open Data Albania, ka publikuar  akandet e bashkive në të cilat pretendohet që  shiten përveç lëndëve drusore edhe bimë medicinale. Tashmë eskluziviteti i tyre do t’ju kalojë shoqërive të biznesit.

Megjithatë ajo që theksohet është problematika e këtyrë ankandeve të cilat janë difektoze në procedura duke krijuar terren për klientelizëm.

Lajmërimi i plotë:

Bashkia shet Rigon, dafinë, Rozmarinë plus Pyje

Bashkitë po nxjerrin në ankand gjithçka, Veç lendes drusore edhe bima e rigonit apo e rozmarinës në pyjeve publike, shumë shpejt do të jetë eskluzivitet i disa shoqërive të biznesit qe po fitojnë ankandet për shfrytëzim ekskluziv.

Si gjithmonë ankandet janë difektoze ne procedura dhe mungesa e rregullimit te njoftimit publik krijon ndjeshëm terren për klientelizëm:

1. Nuk publikohen njoftimet e tyre ne sistemin e Prokurimeve,

2. Nuk ka afate dhe dokumentacion të referuar qartë në sisteme për të gjitha palët,

3. Mungojnë afate dhe terma të përcaktuara me detaje

4. Mungon kontrolli i inventarëve dhe situacioneve.

Konkretisht publiku është njohur me këtë ankand përmes buletinit të datës 8 maj, ndërsa ankandi është mbyllur në datën 11. Firma që do të fitojë ka të drejta ekskluzive të shfrytëzojë pyje, frutor dhe bimë medicinale të zonës. E drejta e firmës do të kufizojë çdo të drejtë të individëve të thjeshtë për akses në bimësinë e kësaj zone.

Të fundit