Flash News

KRYESORE

Bashkia Skrapar hapi tender për drekën në nder të Pëllumb Piperos, mjeku: Të anulohet, shuma të shkojë për familjet në nevojë

Bashkia Skrapar hapi tender për drekën në nder të

Bashkia Skrapar, më 28 maj, i akordoi mjekut të njohur infeksionist Pëllumb Pipero titullin “Qytetar Nderi”, por ajo sërish nuk ndalet.

Së fundmi, bashkia ka menduar edhe për një drekë, për të cilën ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Fondi limit i parashikuar nuk bëhet me dije, sikundër nuk dihet nëse në drekë do të jetë ose jo, vetë mjeku.

Megjithatë, pas lajmit reagoi vetë Pipero, i cili ka kërkuar që dreka që është menduar të organizohet për nder të tij, të anulohet.

Sapo dola nga studio televizive e EuroNews Albania, ku gazetarja dhe patriotja ime Ilva Tare, me pyeti midis te tjerave edhe se “si po e perjeton famen”, natyrshem “fama” ime i perket çdo bluze te bardhe, i thashe, por paska edhe “ca kusure”.

Keshilli Bashkiak i Skraparit me ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” qe eshte nderi me i madh qe mund te me beje vendlindja ime dhe per te cilin do ti jem gjithe jeten mirenjohes, qytetareve, Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te Bashkise se Skraparit. Dhe “kusuri” eshte lajmi qe po lexoj ne te gjitha portalet se Bashkia ka vendosur te organizoje dhe nje dreke ne cermonine qe do te organizohet me kete rast!

Do ta konsideroja nje nder po aq te madh, qe ne respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orientohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!

Duke ju falenderuar edhe nje here, ju premtoj se do punoj gjithe jeten time me perkushtim profesional e pergjegjesi qytetare, per ta merituar Titullin e Qytetarit te Nderit te Vendlindjes time! Me mirenjohje!”, reagon mjeku Pipero.

https://politiko.al/pasi-e-nderoi-me-titullin-qytetar-nderi-bashkia-skrapar-hap-tenderin-per-organizimin-e-nje-dreke-per-mjekun-pipero/

Të fundit