Flash News

KRYESORE

Bashkim Dedja kalon vettingun, avokati i tij sulmon relatoren: Ishte në kundërshtim me pozicionin e saj

Bashkim Dedja kalon vettingun, avokati i tij sulmon relatoren: Ishte në

Menjëherë pas përfundimit të seancës përfundimtare të KPK, avokati i Bashkim Dedjas, Maks Haxhia ka hedhur akuza të forta ndaj relatores së çështjes, Xhensila Pine.

Në një prononcim për gazetarët, Haxhia tha se në seancën e kaluar, relatorja kishte prezantuar dosjen në kundërshtim me pozicionin e saj, pasi sipas tij ajo nuk duhet të bënte komente mbi të, por të mbante një qëndrim më të ftohtë.

“Në seancën e shkuar, nga relatorja u bë një prezantim me kundërshtim me pozicionin e saj sepse ajo nuk mund të bëjë komente lidhur me faktet në dosjes. Megjithatë, kjo ishte zgjedhja e saj. Ajo duhet të bëjë preznet çfarë ka dosja.

Ajo tha se  vëllai i Bashkim Dedjas i ka dhënë një hua 15 mijë euro dhe se koencidonte me një periudhë kur ai kishte marrë një kredi për 40 mijë euro. Ajo komentoi se si ka mundësi që një person që merr borxh merr dhe kredi.

Pasi mbaroi seanca kontaktova më vëllain dhe tha se s’ka marrë asnjëherë kredi. U bë kërkesë për tu verifikuar në dy detaje.

Ose është një person i njëjtë ose informacion i deformuar i qëllimshëm.

KPK duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse duhet të jenë të kualifikuar dhe të kenë strikt, duhet të jetë e ftohët në analizën e dosjes dhe jo komente”, u shpreh avokati i kreut të Gjykatës Kushtetuese, i cili sot u rikonfirmua në detyrë me vendim të KPK.

Të fundit