Flash News

KRYESORE

Bashkim Fino në mbledhjen me Ramën: Takova Saimirin, ishte i shqetësuar. Kryeministri: Çdokush mund t’i harrojë patentat...

Bashkim Fino në mbledhjen me Ramën: Takova Saimirin, ishte i

Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim pune me deputetet socialistë të Komisionit të Ligjeve. Ndërkohë ‘Report tv’ raporton se në takim deputeti, Bashkim Fino, ka ngritur shqetësimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fillimisht është raportuar se Tahiri ishte i pranishëm në mbledhje, por ky gazetarja e këtij televizioni e mohon praninë e ish-ministrit.

Gjatë mbledhjes, Fino është shprehur se ka takuar Tahirin para dy ditësh dhe ky i fundit i ka rrëfyer se është i shqetësuar për zhvillimet e fundit të çështjes së Orest Sotës.

Sakaq, kryeministri Edi Rama i ka pohuar Finos se Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sa i përket çështjes se patentave që u gjetën në makinë e Orest Sotës. Sipas Ramës, çdokush mund t’i harrojë patentat në makinën e një tjetër personi.

Pas Top Channel, edhe News 24 kundër Edi Ramës? I vetmi televizion që nuk e transmetoi ‘live’ fjalën e kryeministrit

Të fundit