Flash News

KRYESORE

Bashkim Fino ‘nxehet’ me ministrat në Kuvend: Mos qesh, por përgjigju Lulit dhe Saliut! Ti tjetri bëj detyrën

Bashkim Fino ‘nxehet’ me ministrat në Kuvend: Mos qesh, por

Deputeti i PS, Bashkim Fino ka reaguar me nota proteste në interpelancën e zhvilluar mes ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe deputetit Erjon Braçe për kontrollin financiar të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në përfundim të fjalës së Braçes, i cili akuzonte ministrin Ahmetaj se nuk i përgjigjet pyetjeve, për të cilat kishte kërkuar sqarime në Kuvend dhe se shumë institucione të mëdha kanë fituar imunitet fiskal dhe i shmangen detyrimeve ligjore.

Pas fjalës së tij, disa ministra kanë qeshur, por i menjëhershëm ishte reagimi i Finos, i cili duke duartrokitur në shenjë revolte i tërheq vëmendjen ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Ti mos qesh, por përgjigju Lulit dhe Saliut që të kanë akuzuar për vjedhje votash. Këtë nuk e ke bërë, prandaj ngrihu dhe  përgjigju akuzave”, u shpreh deputeti Fino, ndërsa nuk është kursyer edhe me ministrin Ahmetaj, të cilit i’u drejtua duke i thënë: Ti bëj detyrën, atë bëj.

Të fundit