Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bashkim Shehu: Nga leximi i RD gjysmëfshehtazi, te titujt bombastikë të sotshëm: Media postkomuniste në Shqipëri
Politiko
16 Korrik 2020, 12:14
nga Bashkim SHEHU
Në dimrin e viteve 1990-1991, në kampin e të burgosurve politikë pranë fshatit Shën Vasi të Sarandës, fshat që asokohe quhej “Përparim”, filloi të hynte gjysmëfshehtazi gazeta RD, e Partisë Demokratike, e para parti opozitare dhe e sapothemeluar. Gjer disa muaj më parë, kishim qenë të detyturuar të dëgjonim kolektivisht përditë leximin e Zërit të Popullit në ato që quheshin “orë të edukimit politik”. Me shpërbërjen e armaturave propagandistike totalitare, edhe rregulli i burgut ishte dobësuar dhe ato nuk zhvilloheshin më. Por tani filluam të mblidheshim vetvetiu sa herë që hynte gazeta RD dhe ta lexonim kolektivisht e ta komentonim, në grupe të vogla, ku ndonjëherë madje vinin edhe gardianët për të dëgjuar, të shtyrë nga një kureshtje e padëmshme për ne. Ishte kontakti im i parë me shtypin opozitar të Shqipërisë, me shtypin kritik. Ishte një përvojë ngazëllyese për të gjithë ne. Në atë gazetë thuheshin publikisht gjëra që ishin thënë shumë rrallë, në rreth shumë të ngushtë, dhe që u kishin sjellë vite të gjata burgu atyre që patën folur. Tabutë e regjimit thyheshin njëra pas tjetrës, nga një numër gazete në tjetrën. Në historinë e medias shqiptare të tranzicionit, kjo mund të cilësohet si periudhë e thyerjes së tabuve. Në atë periudhë, filluan të shihnin dritën e botimit edhe gazeta të tjera me të njëjtën frymë, Republika, Sindikalisti... Po ishte një pranverë e shkurtër: pikërisht ajo çka i bënte tërheqëse dhe ngazëllyese këto gazeta, solli zbehjen e interesit për to, ngaqë shumë shpejt nuk mbeti më tabu për t’u thyer. Tani nevojitej një shtyp më informues dhe analizues, ngaqë ligjërimi anatemues e kishte arritur dhe madje kapërcyer pikën e ngopjes. Por një shtyp i atillë kërkonte shumë kohë.
Në vitet që pasuan, me shkatërrimin e ngrehinës së komunizmit si strukturë politike, por jo edhe si kulturë politike, pushteti i ri nuk vonoi të shfaqte atavizma autoritare. Dhe shtypi nuk vonoi të kundërpërgjigjej. Lindi shtypi kritik i pavarur, herë me qëndrime të afërta me ato të partive opozitare, herë me qëndrime më objektive, por që, në përgjithësi, solli një rritje cilësore të gazetarisë. Ndërkohë, shtypi partiak nuk e kishte më atë peshë që kishte pasur në fillim dhe sa vinte e margjinalizohej. Rrjedhimisht, u krijua edhe një shtyp jopartiak i pozicionuar qartazi në favor të pushtetit. Debatet politike ishin shumë të ndezura, me tone tepër agresive. Gjithsesi, shtypi në atë kohë luante një rol themelor në formimin e opinionit, ngaqë i vetmi kanal televiziv, ai shtetëror, vazhdonte me forma të vjetëruara propagandistike në favor të pushtetit dhe kësodore e kishte e humbur besueshmërinë.
Më 1997, u largova nga Shqipëria dhe gjatë tre vjetëve e humba kontaktin me shtypin e saj, nga pamundësia për ta ndjekur online. Kur u ktheva në Shqipëri për herë të parë, në vitin 2000, pashë që shtypi kishte ndryshuar. Ato që kishin qenë gazeta kryesore ishin bërë margjinale dhe hapësirën qendrore e kishin zënë gazeta të reja. Por kishte ndryshuar edhe fizionomia e shtypit. Më parë, trajtoheshin tema politike themelore: demokracia dhe diktatura, autoritarizmi dhe të drejtat e njeriut... Ndërsa tani vija re një tkurrje të dimensionit politik dhe një zhvendosje të debateve në tema më të vogla. Nga ana tjetër, lajmi, informacioni, kishte fituar peshë specifike. Komercialiteti gjithashtu. Me sa duket, ndikonte edhe televizioni: tani Shqipëria kishte një sërë kanalesh të fuqishme televizive private. Këtë mund ta cilësojmë si periudha e dytë e tranzicionit të medias shqiptare, periudhë që vazhdon edhe sot.
Po ç’do të thotë “tranzicion”? Ajo që zakonisht quajmë tranzicion është zgjatur aq shumë saqë ndoshta nuk duhet konsideruar fazë kalimtare drejt një sistemi – në rastin e medias: drejt një modeli, – nga ai totalitar, lindor, tek ai demokratik, perëndimor, por një sistem apo një model më vete, të ndryshëm edhe nga njëri, edhe nga tjetri, dhe me një tipologji pak a shumë të qëndrueshme. Prandaj, ndoshta më mirë se për një fazë të dytë tranzicioni të medias, do të mund të flisnim për një përfundim tranzicioni drejt një modeli mediatik të kristalizuar. Le të shohim disa nga tiparet e tij, duke u përqendruar në median e shkruar, nga pamundësia për ta ndjekur televizionin.
Thamë që shtypi është bërë më informativ krahasuar me vitet e para të postkomunizmit. Ndërkaq, nga pikëpamja e teknikës profesionale, informacioni lë për të dëshiruar. Botohen mjaft lajme të pakonfirmuara, ndërsa përmbajtja shpeshherë është e paqartë, për nga konceptimi dhe gjithashtu për nga cilësia gjuhësore, sidomos në dekadën e fundit. Një mangësi tjetër, me natyrë etike, është ajo e abuzimit me titujt: gjetja e titujve sa më të bujshëm, sa më pikantë dhe mundësisht alarmues, por që shpesh nuk i përgjigjen përmbajtjes së artikullit dhe të japin një ide të përçudnuar të saj. Këto mangësi janë rrjedhojë e një komercializmi që sa vjen e rritet. Në lidhje me debatet në artikujt e opinionit, mund të thuhet se, ndonëse janë larguar nga temat politike themelore krahasuar me periudhën paraardhëse, përsëri ndodh që, sa herë që kemi nxehje të klimës politike, temperatura e agresivitetit në media rritet së tepërmi: në këtë aspekt, përsëri kemi një gazetari llogoresh. Një tipar tjetër, gjithnjë e më i theksuar, është ai i prirjes për lajme sensacionale, çka është bashkudhëtare e komercializmit, po edhe pikëtakim i këtij të fundit me shfaqje të nostalgjisë për të kaluarën totalitare, tjetër karakteristikë dalluese e kësaj periudhe nga ajo paraardhëse. Kjo duket më qartë sidomos në botimin e materialeve që, për nga natyra e përmbajtjes së tyre, janë diametralisht e kundërta e lëndës së lajmit sensacional: ngjarje të së kaluarës paraqiten si sensacione të ditës. Kjo bie ndesh me natyrën e historisë, ngase momentet e historisë marrin kuptim vetëm si pjesë të një rrëfimi që ka vazhdimësi, të një rrëfimi ku ngjarjet e ndryshme faktike janë të lidhura mes tyre në mënyrë të atillë që i bën të shpjegueshme qoftë si shkaqe dhe pasoja, qoftë si korrelacione që u japin fakteve cilësinë e faktorëve ndërveprues. Modaliteti i sensacionit është fragmenti, ngjarja e shkëputur, e veçuar si superngjarje ekskluzive me një shkëlqim që të verbon, si metangjarje absolute që errëson gjithçka tjetër. Modaliteti i historisë është pikërisht e kundërta: është ndriçimi i ngjarjeve nëpërmjet njëra-tjetrës. Ose, për t’iu përshtatur hapësirave të ngushta që ofron një gazetë e përditshme, është kontekstualizimi nëpërmjet komenteve dhe intepretimeve autoriale që sintetizojnë njohjen e historisë gjerësisht. Pikërisht një kontekstualizim i tillë i dokumenteve historike të botuara shkëlqen nga mungesa e tij.
Nga ana tjetër, në këtë periudhë, gazetaria investiguese ka bërë hapa përpara. Kjo u duk veçanërisht në lidhje me dy nga ngjarjet më të rëndësishme të këtyre viteve: tragjedia e Gërdecit në vitin 2008 dhe vrasja e katër demostruese paqësorë më 21 janar 2011. Në të dyja këto raste, roli i medias ka qenë vendimtar në ndriçimin e tyre. E keqja është se, kur nuk ka ngjarje të rëndësishme, ajo synon të paraqesë si të tilla ato që nuk janë. Megjithatë, në të mirë të mediave shqiptare flet në mënyrë të tërthortë fakti se pushtetarë të ngjyrave të ndryshme janë ndier herë pas here të shqetësuar nga media dhe janë përpjekur ta bëjnë të heshtë me masa represive, ose duke synuar ta korruptojnë, por që me sa duket nuk ia kanë arritur, së paku jo plotësisht, përderisa tensionet e pushtetit me median kanë që të vazhdueshme.
Si përfundim, ku mund të vendohet media shqiptare në rrugën e saj nga modeli totalitar te modeli demokratik, nga ai i Lindjes tek ai i Perëndimit? Mund të themi se është një media perëndimore e mangët, ose e papërmbushur: pa dyshim, nuk i ngjan aspak medias së dikurshme dhe, ndërkaq, mbas një ndryshimi të menjëhershëm në momentin e zhdukjes së monopolit komunist mbi shtypin, pati një evoluim drejt modelit perëndimor, porse u ndal në një pikë të caktuar. Mangësitë e lartpërmendura janë po ato të mediave të Perëndimit – së paku i tillë është perceptimi im nga jashtë, nga vendi perëndimor ku jetoj, – vetëm se me trajta më të theksuara. Ashtu sikurse aktualisht modeli i medias në perëndim, veçanërisht mbas fitores së të djathtës në betejën e ideve duke filluar nga vitet tetëdhjetë dhe me bashkëpraninë e mediave sociale të fuqizuara më vonë, është konkomitant me variantin neoliberal të kapitalizmit, modeli i medias shqiptare i përgjigjet formës agresive shqiptare të neoliberalizmit si sistem ekonomik.
Artikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i Politiko.al në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikes Çeke.
Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë, domosdoshmërisht, pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal/gazetë që do të ripublikojë këto materiale duhet t'i referohet burimit fillestar.Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38