Flash News

KRYESORE

Bashkim Shqipëri-Kosovë? Ditmir Bushati sqaron çfarë vendimi u mor në Pejë

Bashkim Shqipëri-Kosovë? Ditmir Bushati sqaron çfarë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka mohuar që në mbledhjen e përbashkët të qeverive në Pejë të jetë vendosur për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report Tv, Bushati sqaroi se dy Ministritë e Jashtme nuk janë ngarkuar me detyrën e bashkimit, por për hartimin e një platforme të përbashkët për shqiptarët, ku përfshihen edhe ata që jetojnë në shtetet e tjera.

“Ne do të marrim ekspertizë ndërkombëtare për këtë platformë”, tha Bushati.

Ditmir Bushati foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara midis dy qeverive, ku parashikohet heqja e të gjitha tarifave për kompanitë dhe industritë e të dyja vendeve.

Ai theksoi se bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë është në qendër të këtij horizonti për të cilin po flitet.

Të fundit