Flash News

KRYESORE

Bashkimi Europian injoron paralajmërimet e SHBA-së për kompaninë teknologjike

Bashkimi Europian injoron paralajmërimet e SHBA-së për

Komisioni Europian do të kërkojë nga vendet anëtare të BE-së, që javën e ardhshme të ndajnë më shumë të dhëna rreth rreziqeve të sigurisë kibernetike për rrjetet 5G, por do të injorojë thirrjet e SHBA për të bllokuar teknologjinë e Huawei.

Përfaqësuesi i dixhitalizimit për Europën, Andrus Ansip do të publikojë rekomandimet ditën e martë. Edhe pse nuk kanë fuqi ligjore, ato do të kenë me vete peshë politike, e cila mund të çojë në aplikimin e një legjislacioni kombëtar në vendet e Bashkimit Europian.

Shtetet e Bashkuara kanë lobuar në Europë për të bllokuar Huawei-n duke thënë se pajisjet mund të përdoren nga qeveria kineze për spiunazh kibernetik.

Të fundit