Flash News

KRYESORE

Basir Çollaku: Zaganin në Shqipëri do e kishin vrarë, atentatin në Vlorë e ndaluan njerëz të fuqishëm

Basir Çollaku: Zaganin në Shqipëri do e kishin vrarë,

Gazetari Basir Çollaku ka rrëfyer tentativën për vrasje ndaj ish-oficerit Dritan Zagani, kur ky i fundit ishte ende në detyrë. Në emisionin ‘Studio e Hapur’, Çollaku tha se “nëse Zagani nuk do ishte larguar nga Shqipëria, nuk do ishte dënuar nga gjykata, por do ishte vrarë”.

Ai foli për një atentat të përgatitur në Vlorë, ku Zagani ishte i ulur në një lokal, por ngjarja u ndalua nga njerëz të fuqishëm, pa folur për postin e këtyre njerëzve.

Gazetari Çollaku tha se gjatë kohës kur Zagani ishte i arrestuar, në qeli i janë dërguar kriminelë të dënuar për vrasje, më qëllim për të caktuar incidente.

Të fundit