Flash News

KRYESORE

“Bastarena” sfidon vendimin e Ramës, reklamon aktivitetin në ekipin e futbollit

Ditët e fundit, kryeministri Rama ka paralajmëruar kompanitë e basteve që operojnë në vend që të heqin reklamat e tyre, sepse pas 1 Janarit, të gjitha pikat e basteve do të mbyllen. "Dhe do të lejohen vetem bastet online", pohoi ai.

Apeli i kryeministrit duket se nuk është dëgjuar nga kompania ‘Bastarena’ e cila së fundmi është bërë sponsor zyrtar i klubit të futbollit të Teutës së Durrësit, duke vendosur emrin në banerat përreth fushës së stadiumit ‘Niko Dovana’.

Kryeministri Rama është kujdesur të thotë se ligji nuk do të monopolizoj tregun online, por e vërteta është se kompania ‘Bastarena” është e vetmja e licencuar nga Autoriteti i Mbykqyrjes së Lojërave të Fatit për të ushtruar aktivitetin online.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një status të publikuar të mërkurën është shprehur se ‘Bastarena’ është kompani e krijuar nga Olsi Rama, Vangjush Dako dhe Gaz Demi.

Sakaq, bazuar në regjistrimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, drejtuesit e kësaj kompanie janë persona pothuajse anonim. Ata quhen: Suleyman Cihan Onerci; Ibrahim Aktas; Raci Genc; Ozan Isgordu; Ekin Genc.

Administratorë janë: Ulas Utku Bozdogan dhe Dritan Jeminaj.

Kompania rezulton e regjistruar me emrin “Universal Softëare Solutions N.V; MAREN” dhe pronësia është e huaj. Zyrat e saj ndodhen në Durrës në lagjen nr. 13, Rruga e Palmave. Godina ‘Gener2’ në Tiranë është një tjetër ndërtesë e regjistruar si adresë e kompanisë.

Të fundit