Flash News

KRYESORE

Baste mafioze online shtrirë dhe në Shqipëri: Policia italiane arreston 68 persona, sekuestrohen 1 miliardë euro

Baste mafioze online shtrirë dhe në Shqipëri: Policia italiane

Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e organizatës së fuqishme kriminale me bazë në territorin e Pulias, Katanias e Kalabrisë.

Antimafia italiane ka arrestuar 68 persona, si dhe ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në këto shtete; Shqipëri, Itali, Isola di Man, Spanjë, Serbi, Austri, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, shkruajnë mediat italiane. 

Mes të arrestuarve majft sipërmarrës e "prestanomi”. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në trasferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash e mashtrim tatimor.

Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve kriminale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive online.

Vlera e basteve kapërcente 4.5 miliadrë euro të luajtura në disa plataforma online të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.

Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet e të monitortuara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundshme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash "prestanomi".

Të fundit