Flash News

KRYESORE

Bastet ‘on line’, Edi Rama: Më 31 dhjetor do mbyllen, mund të hapen në një fazë të dytë

Bastet ‘on line’, Edi Rama: Më 31 dhjetor do mbyllen, mund

Kryeministri Edi Rama ka mohuar sërish akuzat për krijimin e një monopoli sa i përket basteve ‘on line’, me mbylljen e pikave të basteve në qytetet e vendit. Gjatë emisionit ‘Dritare’, Rama tha se më 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha bastet, përfshirë ato ‘on line’, ndërkohë që këto të fundit mund të hapen në një fazë të dytë.

“Kemi ngritur një grup pune për të kuptuar të gjithë elementët. Më 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha, edhe ai që quhet "monopoli online". Më pas, jo menjëherë pas 31 dhjetorit, do shihet mundësia që të lejohen (on line) nëpërmjet garës. ‘On line’ nuk është një aktivitet që mund ta bëjë kushdo. Nëse do të ketë hapje për ‘on line’ do të ketë një fazë të dytë”, u shpreh Rama.

Rama tha se Qeveria po punon për mbylljen edhe të kompanive të basteve 'on line' të regjistruara në shtetet e huaja, duke bërë të pamundur aksesin e tyre në Shqipëri.

Sipas kryeministrit, ky vendim i heq krimit të organizuar miliona euro sepse segmente të krimit fshihen pas disa kompani bastesh.

Të fundit