Flash News

KRYESORE

“Bastet online do vdesin për Vit të Ri”, Manjani -Ramës: Fake! Do luhet pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris

“Bastet online do vdesin për Vit të Ri”, Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon mbylljes së lojërave të fatit dhe basteve sportive, kur tha se deri për Vit të Ri do të eliminohen edhe ato online.

Manjani e hedh poshtë këtë pretendim të kryeministrit duke thënë se ‘bixhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris!’.

Reagimi i plotë:

Fake..

Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojërave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt GABIM!

Bixhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris!

Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol.

Pra, lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!

Edhe më e pashpirt se “marrëzitë” e qeverive të shkuara!

Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani...

Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.

Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti...

Fake?!

Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë!

Janë thjesht mashtrusa!

Të fundit