Flash News

KRYESORE

Batanija organike 6 mijë paundë e Archie-t, e prodhuar nga gra që punojnë në kushte mjerane dhe paguhen shumë pak

Meghan Markle komentohet për çdo dalje të sajën publike. Për veshjen dhe stilin në fillim dhe tani për faktin që është bërë mama për herë të parë.

Për herë të parë që pas ardhjes në jetë të Archie-t, Meghan u pa me kunatën e saj Kate Middleton dhe me George, Charlotte-n dhe Louis-in, teksa shikonin bashkëshortët duke luajtur.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte dhe batanija me të cilën kishte mbështjellë Archie-n.

Sipas ‘Daily Mail’, batanija organike që shitet nga një kompani e veshjeve për fëmijë, kushton 6000 paund dhe prodhohet në një qytezë të Indisë. Detajet që kanë habitur publikun lidhen me faktin që punëtorët që merren me prodhimin e saj paguhen shumë pak dhe jetojnë në kushte mjerane.

Ato paguhen rreth 6000 rupi në muaj, pra 70 paundë, 48 ore në ditë.

Të fundit