Flash News

KRYESORE

Baton Haxhiu 'çel' purgatorin për politikanët. Preç Zogaj i kërkon prova bindëse

Baton Haxhiu 'çel' purgatorin për politikanët.

Analisi Baton Haxhiu është i bindur se pas zgjedhjeve një-partiake të 30 qershorit, në Shqipëri do të nisë një valë e gjërë arrestimesh. Megjithatë, qasja e tij nuk ka bindur dhe aq analistin Preç Zogaj, që në emisionin Java në TVSH, i kërkoi të tregojë se cilat janë burimet ku bazohet.

“Preç, unë i referohem rrjedhes logjike të ngjarjeve. Unë jeton me njerezit në Shqipëri çdo ditë që nga viti 1991. Nuk ka njeri ne jetën publike apo politike që nuk kam biseduar apo marrë pjesë në debat me të. Mbi të gjitha, fuqia ime është tek sondazhet. Unë kam bërë mbi 30 sondazhe dhe njoh jeten sociale, ekonomoke dhe politike të qytetareve shqiptarë. Nuk ka fshat që nuk kam shëtitur gjatë zgjedhjeve dhe po shtoj se nuk e njoh Shqipërinë përmes mediave apo jetes politike por permes njohjes se realitetit”, argumentoi Haxhiu.

Në analizën e tij, u duk qartë se Haxhiu nuk kurseu as Edi Ramën, edhe pse nuk ia përmendi emrin. Sipas tij, politikanët shqiptarë nuk e duan Shqipërinë dhe kanë bërë shumë mëkate për të cilët duhet të ndëshkohen.

“Politikanët shqiptarë nuk kanë ndërgjegje dhe e duan shumë pak Shqipërinë. Unë kam jetuar për vite me ta. Kanë berë mekate të shumta dhe mekatet duhet te dënohen. Ne Shqiperi është amnistuar krimi këto vite”, deklaroi Haxhiu.

Të fundit