Flash News

KRYESORE

Baton Haxhiu: Meta frymëzohet nga politika gjermane që nuk mbështet Ramën

Baton Haxhiu: Meta frymëzohet nga politika gjermane që nuk

Në emisionin 'Zonë e Lirë', analisti Baton Haxhiu deklaron se Ilir Meta i ka ditët e numëruar si president i vendit, duke mos përjashtuar edhe dorëheqjen para shkarkimit nga mazhoranca.

Sipas tij, kreu i shtetit ka keq-menazhuar vetën, dhe ka nisur një betejë të vështirë, duke u mbështetur “një pjesë të politikës gjermane”., kritike me qeverisjen aktuale.

“Kjo gjendje e tij politike është pritur për arsye se ka një referencë që nga ai debati për korrigjimin e kufijve dhe një ditë do ballafaqohej me të. Metën do ta zërë orteku. Gjuha çfarë ka folur këtë javë, s’duhet të ishte në fjalorin politik. E keqja është se si kush do përfundojë, por un do kisha pasur qejf si asnjë prej këtyre që thash. Ka keq-menaxhuar veten, situatën politike, ka nisur një betejë duke u bazuar mbi një pjesë të politikës gjermane”, thekson Haxhiu, duke iu referuar faktit se CDU/CSU kanë shfaqur gjithnjë rezerva për kryeministrin Edi Rama.

Të fundit