Flash News

KRYESORE

Baton Haxhiu tregon për herë të parë për familjen e tij: Do doja të kisha një vajzë

Baton Haxhiu tregon për herë të parë për familjen e

I ftuar në puntatën e sotme të emisionit veror në Top Channel "Pushime on Top" , ka qenë analisti dhe gazetari i njohur Baton Haxhiu. Ndryshe nga herët e tjera ku jemi mësuar ta shohim në studio politike, Batoni kësaj radhe ishte në një atmosferë krejt ndryshe.

Ndjesitë, pushimet por dhe pak për politikë, Batoni i ka treguar për Ori Nebiajn në bregdetin jugor.

 “Jugun e kam vizituar nga hera, qe ne vitin 93 kam organizuar javën e kulturës së Kosovës në Shqipëri. Kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri kam qarë, nuk mund të besoja që njerëzit ishin në atë gjendje, e kur e kam pyetur babanë pse me ke gënjyer për Shqipërinë ai më ka thënë, të kam përcaktuar  Tiranën”

Për herë të parë, në këtë intervistë, Batoni ka folur dhe për familjen e tij. Ai është baba Batoni foli i dy djemve Andit dhe Jonit, por ai u shpreh duke thënë se do ta kishte dashur një vajzë:

“ Këtë e kam mungesë e them gjithmonë. Me djemtë kam marrëdhënie shoqërore, jemi si dy shoke, flas edhe për të dashurat e tyre. Do isha një baba i mirë për një vajzë më shumë se për djem.”

Të fundit