Flash News

KRYESORE

Batuta e Fatos Nanos për Edi Ramën në 2002-in: Nuk ju vjen mirë që ka dhe kthime emigrantësh

Batuta e Fatos Nanos për Edi Ramën në 2002-in: Nuk ju vjen

Tv klan ka publikuar në rrjetin social debatin televiziv të zhvilluar mes Fatos Nano dhe Sali Berishës në vitin 2002 nw emisionin ‘Opinion’. Në atë kohë, Nano drejtonte Partinë Socialiste, ndërsa Berisha ishte në opozitë.

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të asokohe, Nano kundërshtonte idenë e propozuar nga Berisha për zgjedhjen e kreut të shtetit. Nano tha se një propozim i tillë do të bënte që Presidenti të ishte thjesht një kukull.

“Dhe në rast se do shtojmë kukullat në këtë vend, do vij Edi Rama dhe do thotë ‘rrumpalla prodhon rrumpallën’”, tha Nano.

E sollët ju në Shqipëri, ishte ndërhyrja e Blendi Fevziut, ndërsa batuta e Fatos Nanos ishte ‘nuk ju vjen mirë që ka dhe kthime emigrantësh?”

 

 

 

Të fundit