Flash News

KRYESORE

Batuta për Ballkanin sipas ‘The Guardian’: Shqipëria do anëtarësohet në BE gjatë presidencës turke. Çka do të thotë: Kurrë

Batuta për Ballkanin sipas ‘The Guardian’: Shqipëria do

Prestigjiozja britanike ‘The Guardian’ ka publikuar një artikull me titull “Europa po përballet me një krizë potenciale në Ballkan. Duhet të reagojë shpejt”, ku paralajmërohet destabilizimi i rajonit për shkak të rritjes së influencës së Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

Në artikull flitet për procesin e gjatë në të cilin për kalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, ku përmenden edhe rastet e Shqipërisë dhe Turqisë.

“Një batutë ballkanike tregon më së miri mëndësinë e njerëzve të cilët mendojnë se janë lënë në pritje për një kohë të gjatë: Kur vjen puna të anëtarësimi në BE, diferenca midis optimistëve dhe pesimistëve është se optimistët besojnë se Turqia do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës shqiptare, ndërsa pesimistët besojnë se Shqipëria do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës turke. Që do të thotë: Kurrë”, shkruan Ivan Krastev për ‘The Guardian’.

Media britanike hedh dyshime edhe për një koordinim të interesave të Rusisë dhe Turqisë duke përdorur popullistë ortodokse dhe myslimane në Ballkan, si sfidë ndaj Bashkimit Europian dhe SHBA-së.

Të fundit