Flash News

KRYESORE

Batutat në Komision/ Deputeti i PS: Te numri i kompanisë së lobimit më dolën vajza ukrainase. Bylykbashi: Jepja dhe Ulsiut...

Batutat në Komision/ Deputeti i PS: Te numri i kompanisë së

Çështja e kontratave të lobimit të PD-së në SHBA është ngritur sot në Komisionin e Ligjeve nga deputeti socialist Alket Hysenaj, gjatë kohës që po raportonte Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejten e Informimit.

Deputeti Hyseni ka kërkuar të dije nëse Dervishi kishte informacion për lidhjet e PD me Nik Muzin dhe Binata Trade, pasi sipas tij, numri i kontaktit i kësaj kompania rezulton një klub në Ukrainë. Kaq mjaftoi që në mbledhje të plasnin batutat, raporton ‘Panorama’.

Alket Hyseni: Keni informacion për lidhjet e Partisë Demokratike me Nik Muzin dhe Binata Trade. Nga numri i kontaktit i kësaj kompania, del një klub në Ukrainë. TOO LOVE Club.. Takime me vajza ukrainase..

Enkelejd Alibeaj: I paske rënë numrit për takime me vajza nga Ukraina.

Alket Hyseni: Çfarë mund të na thoni për këto lidhje mes PD dhe biznesmenëve rus. Dhe klubeve të natës. Takimeve me vajzat ukrainase.

Oerd Bylykbashi: I paske rënë disa herë numrit të ukrainaseve. Jepja edhe Ulsiut. T’i bjerë dhe Ulsiu.

Ulsi Manja: Zoti Dervishi jepni një përgjigje sepse kjo është një çështje që ka direkt lidhje me të drejtën e informimit.

Të fundit