Flash News

KRYESORE

Batutat në Kuvend/ Rama: Shtatë minutat e mia t’i marri ‘artisti’ ose Saliu. Berisha: Më mjaftojnë vetëm dy

Batutat në Kuvend/ Rama: Shtatë minutat e mia t’i marri

Në seancën e sotme të Kuvendit janë shkëmbyer edhe disa batuta midis protagonistëve të përjavshëm.

Pasi mbaroi çfarë kishte për të thënë dhe i kishin mbetur edhe 7 minuta kohë, Rama u shpreh i gatshëm që ato t’ja dhuronte kryeopozitarit, Lulzim Basha, të cilin e quan artist, ose ish-kryeministri Sali Berisha.

“Këto minuta që më mbeten kryetar, ti marri artisti, ose Saliu për replikë. Ja 7 minuta ke, hajde fol, unë nuk dua më shumë. Hajde Sali, t’i dhuroj minutat që të mbrosh Jerusalemin”, tha Rama.

Por kjo kërkesë nuk u pranua nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi: “Të lutem, nuk ia jepni ju kohën zoti kryeministër, ia jep rregullorja.”

Edhe ish-kryeministri Berisha i refuzoi minutat e Ramës. “Mua më mjaftojnë vetëm dy...”, tha Berisha, duke vijuar me akuzat ndaj kreut të qeverisë.

Rama i nxehur me deklaratën e Dashamir Shehit, e sulmon ashpër në Kuvend: Ha pilaf dhe pi raki, thotë nuk e duam Turqinë

Berisha merr në mbrojtje Dashamir Shehin: Ai e kthen ndonjë gotë, po më mirë se sa vizat e kokainës

Të fundit