Flash News

KRYESORE

Bavarezët entuziastë për Coutinho. Tifozët nuk e ‘lënë’ të stërvitet yllin brazilian

Bavarezët entuziastë për Coutinho. Tifozët nuk e

Ekipi gjerman i Bayern Munchen nuk e ka kursyer dorën për forcimin e skuadrës këtë vit, e sidomos sektorin e mbrojtjes, duke shpenzuar vlera historike.

Blerja më e bujshme në këtë stinë merkatosh ka qenë padyshim Philippe Coutinho.

Braziliani ka ngritur ‘peshë’ zemrat e tifozëve bavarezë, të cilët besojnë se tek ai do gjejnë një shtyllë të fortë për skuadrën e tyre, sidomos pas largimit të Robben e Ribery.

Entuziazmi dhe mbështetja e tifozëve ka qenë e madhe në qendrën stërvitore ku Coutinho ka kryer edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re.

Braziliani, i mbërritur nga Barcellona në një huazim (8,5 milionë) me të drejtën e blerjes të fiksuar në 120 milionë, në përfundim të saj është ndalur gjatë nga tifozët për të bërë foto e për të dhënë autografë.

Të fundit