Flash News

KRYESORE

Bayern e pëson në fund, e ndal Augsburgu

Bayern e pëson në fund, e ndal Augsburgu

Bayern sot u ndal në barazim 2-2 nga Augsburgu në kampionat, edhe pse luajti me lojtarët më të mirë në formacion. Rekordmenët e Bundesligës pësuan gol që në sekondën e 27-të nga Ritcher dhe që aty u duk se takimi do u sillte plot vuajtje.

Lewandowski bëri detyrën shumë shpejt dhe shënoi golin e barazimit në të 14-ën. Polaku ka shënuar në çdo ndeshje kampionati sivjet. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në të dytën Bayern shënoi shpejt me sulmuesin anësor Gnabry dhe u duk se ndeshja do të mbyllej me 3 pikët e radhës, deri kur në sekondat e fundit Finnbogason befasoi të gjithë duke barazuar.

Me këtë rezultat, Bayern e sheh veten në vendin e tretë në Bundesligë.

Të fundit