Flash News

KRYESORE

Bayern fiton me rekordin e Lewa-s, derbi i Ruhrit nuk sjell asgjë

Bayern fiton me rekordin e Lewa-s, derbi i Ruhrit nuk sjell asgjë

Bayern Munchen nuk e diskuton kampionatin dhe kjo duket qartë, me Dortmundin që nuk ka qëndrueshmërinv e një kampioni. Bavarezët sot fituan 2-1 me Union Berlinin, me gola të shënuar nga Pavard dhe Lewandowski.

Polaku mund të kishte shënuar edhe golin e dytë, por iu anulua. Ai ka 9 ndeshje radhazi që shënon në Bundesligë për Bayernin, rekord në historinë e nisjes së kampionatit. Vlen për t'u përmendur penalltia e pritur nga Manuel Neuer.

Derbi i Ruhrit, Schalke-Dortmund, u mbyll pa gola. Derbi i zjarrtë gjerman pati plot aksione shënimi, por jo ritmin me të cilin jemi mësuar në derbit e mëparshëm. Surpriza sot ishte Freiburg. Ekipi i Amir Abrashit mposhti 2-0 Leipzigun. Kjo fitore e rendit Freiburgun në vend të dytë me 17 pikë.

Të fundit