Flash News

KRYESORE

Bayern huazon një talent nga Ajax dhe nuk ka klauzolë blerjeje!

Bayern huazon një talent nga Ajax dhe nuk ka klauzolë blerjeje!

Gazeta gjermane "Bild" raporton se Bayern do të huazojë një lojtar nga Ajax. Bëhet fjalë për Nicolas Kuhn. Kalimi i tij në Mynih është i kryer.

Ndryshe nga zakonisht, Bayern nuk ka përfshirë një klauzolë për ta blerë futbollistin pas huazimit 5-mujor në "Allianz Arena". Kontrata aktuale e Kuhn-it me klubin holandez përfundon në 2021.

Sulmuesi i cili luan në të dy krahët është lojtar i kombëtares U-20 të Gjermanisë dhe ka dalë nga moshat e RB Leipzig. Kuhn do të përdoret si lojtar zëvendësues, meqë trajneri Hansi Flick ka kërkuar të ketë më shumë opsione gjatë sezonit.

Të fundit