Flash News

KRYESORE

Bayern-Leipzig, super ndeshje pa gola dhe me... banderola

Bayern-Leipzig, super ndeshje pa gola dhe me... banderola

Ndeshja e javës sot në Bundesligë ishte Bayern-Leipzg në “Allianz Arena”. Edhe pse këto dy skuadra janë të pozicionuara në dy vendet e para të tabelës së renditjes dhe kanë reparte ofensive mjaft cilësore, ndeshja u mbyll 0-0.

Rastet nuk munguan, por golat po. Të dyja skuadrat u kujdesën për të mos pësuar. Bavarezët e trajnerit Flick dominuan në qarkullim topi, por pa efikasitet. Leipzig pati një rast ideal me sulmuesin Werner, por nuk ia doli.

Tifozeritë e të dyja skuadrave ishin në super formë dhe krijuan një atmosferë fantastike në “Allianz Arena”. Bavarezët shpalosën edhe një banderolë, ku shkruhej "RB Leipzig, ik p...!"

Të fundit