Flash News

KRYESORE

Bayern Munchen kërkon zëvendësuesin e trajnerit Heynckes. Kontaktohet portugezi i famshëm

Bayern Munchen kërkon zëvendësuesin e trajnerit Heynckes.

Kur duhen edhe disa muaj nga përfundimi i Bundesligës, drejtuesit e klubit bavarez kanë nisur kërkimet për të gjetur një trajner të ri, pasi trajneri aktual Jupp Heynckes e ka bërë të qartë se nuk do të vazhdoj kontratën.

Mes favoritëve kryesor, shihet portugezi Andre Villas-Boas, i cili në të kaluarën ka drejtuar Porti, Chelasea, Tottenham, Zenit Saint Petersburg dhe Shanghai SIPG në Super League kineze.

Vetë trajneri portugez ka deklaruar se po mëson gjuhën gjermane dhe se nuk do t’a refuzonte një ofertë nga klubi gjerman.

 “Do të gënjeja nëse do të kisha thënë se nuk jam i interesuar. Kualiteti i Bayern është i pabesueshëm në elitën Evropiane, me lojtarë të mrekullueshëm që shfaqin futboll të bukur”, tha Villas-Boas.

Të fundit