Flash News

KRYESORE

Bayern nuk shkëlqen, por fiton për 120-vjetorin në shtëpi

Bayern nuk shkëlqen, por fiton për 120-vjetorin në shtëpi

Bayern e festoi me fitore 120-vjetorin e klubit sot, duke mposhtur 2-0 Augsburgun në derbi, por loja e skuadrës rekordmene të Bundesligës nuk bindi aspak.

As koreografia fantastike e tifozëve me rastin e kësaj dite speciale nuk i motivoi sa duhet yjet e trajnerit Flick, të cilët luajtën ndeshjen më të dobët të vitit 2020. Thomas Muller dhe Leon Goretzka shënuan golat e fitores në pjesën e dytë. Asistet u dhanë nga Jerome Boateng dhe Serge Gnabry.

Bayern bëri vetëm dy gjuajtje në portë gjatë pjesës së parë. Një statistikë e tillë nuk ishte regjistruar që në vitin 2014 në Mynih në një ndeshje kampionati. Muller me shokë, gjithsesi, kryesojnë kampionatin me 4 pikë diferencë.

Të fundit