Flash News

KRYESORE

Bayern tenton një tjetër yll nga Juventusi, në garë edhe United-PSG

Bayern tenton një tjetër yll nga Juventusi, në garë edhe

Emre Can ndihet i tradhtuar nga Juventusi. Fillimisht i përjashtuar nga lista Champions dhe më pas shumë pak minuta. Gjermani priste tjetër gjë në gush, sepse i ishte premtuar se do të luante më shumë se në sezonin e kaluar.

Mediat italiane raportojnë se ish-lojtari i Liverpool, Leverkusen dhe Bayern ka tri oferta. Ai po mendon largimin dhe madje nuk ka më kthim mbrapa. Klubi i parë që ka kontaktuar me të është PSG, sepse mesfusha parisiene aktualisht ka probleme dhe Can do të bënte jo pak punë.

Manchester United, ndërkohë, nuk diskutohet që ka interes, sepse e ka shfaqur që në merkaton e verës. Klubi i tretë i lidhur me mesfushorin me origjinë turke është Bayern. Can është formuar në akademinë e Bayernit dhe ndoshta tani do të rikthehet në Mynih më i maturuar dhe më i fortë.

Të fundit