Flash News

KRYESORE

Baza ajrore e Kuçovës, NATO detaje për Politiko: Synojmë përmirësimin e infrastrukturës dhe ruajtjen e karburantit

Baza ajrore e Kuçovës, NATO detaje për Politiko: Synojmë

Prezantimi i buxhetit të mbrojtjes për vitin 2019 në Kuçovë riktheu në vemendjen e publikut projektin e NATO-s për modernizimin e bazës ajrore ushtarake në këtë qytet.

Deri tani nuk ka pasur detaje konkrete, përveç deklaratave publike të kryeministrit Rama që do të kushtojë 50 milion euro dhe se ‘do të mundësojë transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak që do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n’.

Për të hedhur më shumë dritë, Politiko.al kontaktoi zyrën e shtypit të organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut , ku zëdhënësi Mark Sanders pohoi se baza do të kushtojë 51 milion euro dhe se do të jetë kryesisht për ruajtjen e karburantit.

"NATO planifikon të investojë 51 milionë euro për modernizimin e objekteve në bazën ajrore të Shqipërisë Kuçovë. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës së bazës aktuale, duke përfshirë ruajtjen e karburantit. Financimi është pjesë e Programit të Investimeve të Sigurisë të NATO-s (NSIP), i cili mbulon projekte në vendet aleate që përmirësojnë sigurinë e NATO-s. NSIP është pjesë e fondeve të përbashkëta të NATO-s, të cilat kontribuojnë për 29 aleatët”, sqaroi Sanders, duke hedhur poshtë aludimet dhe propagandën mediatike së Shqipëria ishte zgjedhur si një pikë strategjike për të gjithë rajonin e ballkanit dhe Afrikës Veriore.

Modernizimi pritet të fillojë në mesin e vitit 2019 dhe do të zgjasë rreth dy vite. /L.C./

Të fundit